Flash News

KRYESORE

“Samiti i Berlinit: Rama takon Merkelin si kryeministri që fundosi Shqipërinë”

Enver Robelli, analisti shqiptari i gazetës zvicerane ‘Tages Anzeiger’, ka shkruar një artikull për Samitin informal të Berlinit me titull ‘Shkojmë në Berlin – pak duke qarë e shumë të përçarë, ku janë të ftuar liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Për Robellin, Edi Rama shkon në takim me kancelaren Merkel si kryeministri i një shteti që nuk ka plotësuar kushtet për të hyrë në BE dhe të përfshirë në afera korruptive përmes partneritetit-publik privat. “Në Berlin Shqipëria nuk shkon si shtet që i plotëson kushtet për çeljen e negociatave për hyrje në BE. Shkon si shtet i fundosur në kaos politik, me një opozitë që është e gatshme të djegë vendin me një grusht militantësh për shkak se i ka humbur zgjedhjet dhe me një qeveri që e ka keqpërdorur besimin e shqiptarëve egërsisht. Aferat e korrupsionit, vjedhja e maskuar me kontratat për partneritet publiko-privat, tenderët që u jepen firmave fiktive (fatmirësisht të zbuluara nga mediat), kanabizimi i atdheut të Kastriotëve nga Kukësi në Kakavijë, ikja masive e njerëzve nga Shqipëria, mes tyre e inspektorëve të lartë për luftimin e trafikut me drogë dhe shumë mbrapshti të tjera e bëjnë Shqipërinë vend problematik”, shkruan Robelli në revistën online ‘Dialog Plus’, duke shtuar se Maqedonia është para Shqipërisë sa i takon hapjes së negociatave. Samiti informal i Berlinit është thirrur nga kancelarja Merkel për të inkurajuar udheheqesit se mbeshtet ende perspektivan evropiane, pavarësisht se presidenti i Francës, Makron është kundër zgjerimit të unionit me vende të Ballkanit Perëndimor. Deutsche Welle analizon Samitin informal të Berlinit: Franca nuk dëshiron zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit

Autori: Enver Robelli

Të fundit