Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, kur do mbahet dhe çfarë do diskutohet
Samiti rajonal i liderëve të Ballkanit Perëndimor, i organizuar nga Këshilli Atlantik, do të realizohet virtualisht të mërkurën më 29 korrik.
Lajmin e ka bërë të ditur kjo organizatë ndërkombëtare nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ku pjesëmarrës në Samitin për partneritetin e Ballkanit Perëndimor do të jenë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski.
Shqipëria do të përfaqësohet nga Kryeministri Edi Rama, Bosnje dhe Hercegovina nga Kryetari i Këshillit të Ministrave Zoran Tegeltija, ndërsa Mali i Zi nga ministrja e Ekonomisë, Dragica Sekulic.
Temat e samitit, siç thuhet, do të jenë për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal.
“Ndikime ekonomike dhe sociale të pandemisë COVID-19 në Ballkan kërkojnë veprime urgjente rajonale, në mënyrë që të shmangin ngecjen e përhershme ekonomike dhe paqëndrueshmërinë e mundshme që vjen me të,” tha Këshilli Atlantik.
“Masat e dakorduara në Samit – të lidhura dhe të integruara me nismat dhe dialogun ekzistues rajonal – do të dërgojnë një mesazh të rëndësishëm politik për të ardhmen euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor në një kohë të pasigurisë së shtuar”, thuhet në deklaratën e Këshillit.
Këshilli Atlantik është një qendër e politikës së jashtme me bazë në Uashington.