Flash News


KRYESORE

Samiti i Paqes bën bashkë liderët botëror, i shpallet ‘luftë’ COVID-19; miliona persona ndjekin "Tubimin e Shpresës"

COVID-19, i është vendosur si kurorë sfidave dhe vështirësive të njerëzimit. Pas konflikteve politike, territoriale, etnike, racore, religjoze, ekonomike dhe ndryshimet klimatike, sot bota vuan edhe nga armiku i ashtuquajtur i padukshëm, por që të gjithë ja shohim dhimbjen.

Të ndodhur në një situatë të tillë vështirësish, Federata e Paqes Universale ka mbajtur në orët e para të mëngjesit të sotëm një tubim, i titulluar ndryshe Tubimi i Shpresës.

Tubimi "Rally of hope", i cili bëri bashkë mbi 100 milionë ndjekës në kohe reale në gjithë botën, përcjellë mesazhin se bota ka shpresë dhe se kjo është mundësia të reflektojnë të gjithë.

Në tubimin e shpresës të thirrur nga doktor Hak Xha Han Mun, bashkëthemeluese e Federatës së Paqes Universale, morën pjesë lider religjioze, kryetarë shtetesh dhe eksperte te fushave te ndryshme, të cilët përcollën mesazhet e paqes.

Në panelin botëror mori pjesë në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Paqes për Europën edhe ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Mosiu. Në fjalën e tij përshëndetëse ish-kreu i lartë i shtetit shqiptar e vuri theksin tek vlerat që ka Ballkani Perëndimor në procesin e paqes, duke e cilësuar këtët të fundit si një “urë bashkëpunimi midis Lindjes dhe Perëndimit”.

“Do doja të theksoja në këtë pikë se Gadishulli i Ballkanit mund të bëhet thesari i Evropës. Historikisht ka qenë toka e përballjeve të qytetërimeve, civilizimeve, besimeve, kulturave dhe ideologjive. Ka qenë linja e përballjeve midis Lindjes dhe Perëndimit, por mund të shihet gjithashtu edhe si një urë bashkëpunimi midis Lindjes dhe Perëndimit, pasi ne e dimë që ka shumë potencial për të arrirë një gjë të tillë. Federata e Paqes Universale duhet të duartrokitet për qëndrimin e saj të palëkundur në këtë aspekt”, ka thënë Moisiu.

Ky tubim, i krijuar si një kurorëzim i përmbylljes së Samiteve të Paqes të mbajtura nëpër botë, për shkak të pandemisë Covid-19 është zhvilluar on-line.

Të fundit