Flash News

KRYESORE

Samiti i Poznanit/ Ministri gjerman për Evropën Roth: Hapni bisedimet për në BE me Shqipërinë

Samiti i Poznanit/ Ministri gjerman për Evropën Roth: Hapni bisedimet

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë informuar vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat aspirojnë që t’i bashkohen unionit, se vendet e bllokut e shikojnë me pozitivitet zgjerimin. Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, deklaroi se Berlini mbështet procesin e pranimit të gjashtë vendeve të rajonit.

"Të gjithë jemi përgjegjës për të siguruar që perspektiva e pranimit në BE mbetet konkrete.

Jam për një hapje të shpejtë të bisedimeve të vonuara të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.", tha ai në samitin e Ballkanit Perëndimor, në qytetin polak Poznan.

Muajin e kaluar, shtetet anëtare të BE shtynë një vendim, për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë deri në tetor. Disa shtete, si Franca, Holanda dhe Danimarka janë kundër hapjes së negociatave.

Përveç Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, edhe Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova duan që të bëhen pjesë e BE-së.

Edhe ministri i Jashtëm polak, Jacek Czaputowicz, bëri thirrje për "bashkëpunim më të fortë" midis BE-së dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke thënë se kjo do të ndihmojë në rritjen e "stabilitetit dhe zhvillimit" të rajonit.

Të fundit