Flash News

KRYESORE

Samiti i NATO-s, reagon Lulzim Basha: E rrezikshme sjellja e Ramës si lider global

Samiti i NATO-s, reagon Lulzim Basha: E rrezikshme sjellja e Ramës si lider

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar pas fjalimit të mbajtur nga kryeministri Edi Rama në samitin e Shefave të Shtabeve të vendeve anëtare të NATO-s, i organizuar në Tiranë.

Basha kërkon nga Rama që të plotësojë detyrimet që ka Shqipëria përpara se tu japë mend themeluesve të NATO-s. Ai thekson se qeveria e Ramës ka ulur buxhetin për ushtrinë në kuotën më të ulët historike, ndërsa sjelljen e tij si lider global e konsideron të rrezikshme.

Reagimi:

Përpara se tu japë mend vendeve anëtare dhe themeluese të NATO-s, apo gjeneralëve me përvojë dhe me shumë yje, se c'duhet të bëjë kjo organizatë me rajonin tonë, e në të ardhmen e saj, Edi Rama bën mirë të plotësojë detyrimet që ka Shqipëria. Përmbushja e detyrimeve, nuk është taksë, por kontribut për sigurinë e Shqipërisë dhe të rajonit. Edi Rama e ka zbritur buxhetin për mbrojtjen kombëtare në kuotën më të ulët historike në 27 vjet, 0.75 për qind, si asnjë vend tjetër anëtar i NATO-s. Në vend që të garantojë buxhet për forcat e armatosura, për trajnimin e tyre, për rritjen e kapaciteteve dhe aftësisë vepruese, Edi Rama ka dërguar qindra milionë për fasada godinash, për rehatinë dhe luksin personal të zyrës së ministres, si dhe qindra milionë lekë të tjera janë tretur rrugës nëpër tendera skandalozë sic ka zbuluar Kontrolli i Lartë i Shtetit. Është jo vetëm qesharake por edhe e rrezikshme të sillesh si lider global kur nuk bën detyrat e shtëpisë.

Të fundit