Flash News

KRYESORE

Sampaoli u shkarkua, Argjentina emëron një trajner të ri përkohshëm

Sampaoli u shkarkua, Argjentina emëron një trajner të ri
Pas shkarkimit të trajnerit Horge Sampaoli për shkak të rezultateve jo të pritshme në Botëror, ku Argjentina eliminuan në fazën e 1/16 nga Franca, federata vendase ka emëruar trajnerin e ri, i cili është Lionel Skaloni. Në fakt, 40-vjeçari që deri tani ka qënë në rolin e ndihmës -trajnerit do të trajnojë ekipin e Lionel Mesit vetëm për ndeshjen e radhës miqësore kundër Guatemalës, pasi ‘strategu’ i ri do të emërohen në muajit në vazhdim. “Federata ju informon se Lionel Skaloni do të drejtoj miqësoren e radhës së Argjetninës, ndërsa ndihmës do të jenë Pablo Aimar dhe Martin Tokali. Më vonë do të vendosim se kush do të marrë rolin në mënyrë të përhershme”, thuhet në njoftimin e federatës argjentinase të futbollit. Ndeshja e ardhshme e Argjentinës është kundër Guatemalës më 7 shtator në Los Anxheles, përpara një takimi me Kolumbinë në Nju Xheris katër ditë më vonë.

Të fundit