Flash News

KRYESORE

”Samsung” prezanton ‘Galaxy Note 9’ në Nju Jork

Prodhuesi i pajisjeve elektronike koreano-jugori ”Samsung” prezantoi dje në Nju Jork modelin e fundit të smarfonëve, Galaxy Note 9, megjithëse po përballet me ngadalësim të shitjeve.

Gjithnjë në krye të shitjeve të smartfonëve në botë, Samsung regjistroi një rënie me 22% të të ardhurave në tremujorin e dytë.

Një dështim që lidhet me shitjet zhgënjyese të modelit të tij Galaxy S9, i prezantuar në muajin mars. Rritja e konkurrencës nga prodhuesit e pajisjeve kineze, të udhëhequra nga ”Huawei” shpjegon gjithashtu këtë ngadalësim.

Modeli Galaxy Note 9 që u prezantua sot dhe do të hidhet në treg më 24 gusht me një seri përmirësimesh dhe risish.

Të fundit