Flash News

KRYESORE

Sancho drejt Premier League, do kushtojë 120 mln euro

Sancho drejt Premier League, do kushtojë 120 mln euro

Jadon Sancho po mendon seriozisht largimin nga Borussia Dortmund në janar. Mesfushori ofensiv anglez ka patur disa pakënaqësi me drejtuesit verdhezi në Bundesligë dhe një skuadër angleze po e pret me krahët hapur në Premier League.

Bëhet fjalë për Liverpool-in, aty ku punon Jurgen Klopp. Trajneri gjerman ende ruan marrëdhënie të mira me Dortmundin, klub ku ka punuar para disa vitesh dhe ku është shpallur kampion Gjermanie dhe nënkampion Europe.

Raportohet se verdhezinjtë duan rreth 120 mln euro për djaloshin Sancho. Shifra mund të ulet deri në 100 mln euro, nëse Liverpool pranon të përfshijë disa klauzola të tjera në kontratë bazuar në performancën e lojtarit.

Të fundit