Flash News

KRYESORE

Sandër Lleshaj betohet para Ilir Metës si ministër i Brendshëm i Shqipërisë

Sandër Lleshaj betohet para Ilir Metës si ministër i

Sandër Lleshaj është betuar sot në Presidencë si ministri i ri i Brendshëm i Shqipërisë. Lleshaj ka vënë dorën në Kushtetutë përballë presidentit Ilir Meta. Ai do të zëvendësojë në këtë post ish-ministrin Fatmir Xhafaj.

Presidenti Meta hezitoi fillimisht të dekretonte Lleshajn në detyrën e rëndësishme, duke u përgjigjur se nuk kishte krijuar bindjen e plotë për këtë kandidaturë. Vendimi i Metës shkaktoi reagim të ashpër te mazhoranca, e cila bëri disa paralajmërime ndaj presidentit.

Vetëm pasi Lleshajt iu hoq grada e gjeneralit, çka zyrtarisht thuhet se krijoi ngërçin institucional, presidenti Meta firmosi dekretin për emërimin në postin e ministrit.

Njoftimi i Presidencës:

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua sonte ceremonia e betimit të anëtarit më të ri të kabinetit qeveritar, Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ku ishin të pranishëm Zëvendëskryeministrja Senida Mesi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla si dhe anëtarët e Kabinetit të Presidentit.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, leximit të dekretit të emërimit dhe formulës së betimit, ministri Lleshaj u betua mbi Kushtetutë para Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta.

Presidenti Meta i dorëzoi dekretin e emërimit Ministrit të Brendshëm, duke i uruar suksese në detyrën e re dhe  shumë të rëndësishme.

Të fundit