Flash News

KRYESORE

Sandër Lleshaj nga Shkodra: Jemi të gatshëm për dialog me opozitën, por jo negociata

Sandër Lleshaj nga Shkodra: Jemi të gatshëm për dialog me

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i pranishëm sot në Shkodër bashkë me një pjesë të politikanëve socialistë,  foli dhe sa i përket protestës së opozitës dhe dhe gazit lotsjellës të përdorur nga policia.

Ai u shpreh se protestuesit kanë ushtruar dhunë ndaj efektivëve, ndërsa sipas tij policia e shtetit ka mbajtur qendrimin e duhur duke zbatuar ligjin.

Ndërsa sa i përket gjetjes së një rruge të përbashkët komunikimi me opozitën, Lleshaj u shpreh se qeveria është e gatshme të dialogojë, por jo të negociojë.

“Jemi të gatshëm të dialogojmë dhe jo të negociojmë me opozitën pasi dialogu është e rruga e vetme për të zgjidhur gjithçka”, tha ndër të tjera Lleshaj.

Kujtojmë që dhe kryeministri Edi Rama i bëri thirrje Lulzim Bashës nga Samiti i Diasporës që të ulen dhe të flasin, por sot në një deklaratë për media kryedemokrati i shpreh i prerë se nuk do të ketë dialog.

 

 

Të fundit