Flash News

KRYESORE

Sandër Lleshi bëhet ministri i ri i Brendshëm; Presidenti Meta firmos dekretin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka firmosur dekretin për emërimin Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm. Vendimi është marrë mbrëmjen e sotme, pak orë përpara skadimit të afatit kushtetues.

Emri i Sandër Lleshit krijoi përplasje midis Qeverisë dhe Presidencës. Fillimisht, presidenti Meta refuzoi të dekretonte ministrin e ri duke u shprehur se “nuk kishte krijuar bindjen e plotë”. Ky qëndrim u kritikua nga kryeministri Edi Rama, i cili e dërgoi për herë të dytë në Presidencë emrin e Sandër Lleshit, ndërkohë që ky i fundit mori përkohësisht detyrën e zv/ministrit të Brendshëm.

Shkak për vendimin e Metës u bë grada Gjeneral që mbante Lleshi, por me kërkesë të tij, grada iu hoq sot nga Presidenti çka i hapi rrugë emërimit në postin e ministrit të Brendshëm.

Të fundit