Flash News

KRYESORE

Sandër Lleshi në ministrinë e Brendshme, Rama bën lëvizjen e radhës; takim tre palësh në Kuvend

Sandër Lleshi në ministrinë e Brendshme, Rama bën

Mazhoranca është e vendosur për të çuar Sandër Lleshin në ministrinë e Brendshme pavarësisht refuzimit të Presidentit. Pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit është mbajtur një tjetër takim.

Mësohet se kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla dhe Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi kanë zhvilluar një takim mes tyre ku në fokus ka qenë pikërisht çështja Lleshi.

Për takimin në fjalë, nuk ka asnjë informacion ndërsa me gjasë është diskutuar për procedurat që do ndiqen për t’i dhënë Lleshit kompetencat e ministrit të Brendshëm, pasi të jetë emëruar si zëvendësministër.

Ndërkohë, ditën e nesërme është njoftuar mbajtja e një seance plenare ku do të votohet dekreti i Presidentit për shkarkimin e Fatmir Xhafajt.

Të fundit