Flash News

KRYESORE

Sane rikthehet në Bundesligë? Te Bayern nuk duken dakord (ende)

Sane rikthehet në Bundesligë? Te Bayern nuk duken dakord (ende)

Leroy Sané nuk do të transferohet te Bayern në merkaton e janarit. Ky është lajm zyrtar. Më saktë, i konfirmuar nga vetë drejtori sportiv i kampionëve të Gjermanisë, Hasan Salihamidzic.

Pavarësisht se Bild ka raportuar se anësori i Manchester City po pret të kalojë në Mynih që në janar, duket se gjërat janë ndryshe. “Kemi nevojë për një lojtar që të na ndihmojë menjëherë tani, por është e vështirë, sepse Bayern kërkon cilësi të lartë. Dua ta ndihmoj trajnerin me blerje, por deri tani nuk kemi ndonjë bisedë të avancuar. Leroy nuk vjen në janar", ka deklaruar Salihamidzic.

23-vjeçari gjerman aktualisht po rikuperohet pas dëmtimit që pësoi më 4 gusht 2019 në ligamentet e gjurit.

Të fundit