Flash News

KRYESORE

Sapo ishte futur në det, ndërron jetë një pushues në plazhin e Velipojës

Një 76-vjeçar nga Gjakova ka ndërruar jetë në plazhin e Velipojës. Mësohet se, shkak i vdekjes së personit me inicialet M.GJ është një atak kardiak.

Burime bëjnë me dije se, M.GJ sapo ishte futur në det kur ka pësuar goditje në zemër. Pavarësisht ndihmës së parë, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Mesa duket situata pandemike, me numra të lartë të të infektuarve si në Kosovë edhe në Shqipëri, nuk i ka ndalur qytetarët kosovar, të cilët kanë zgjedhur plazhet e tona për të pushuar gjatë fundjavave të fundit.

Të fundit