Flash News

KRYESORE

Sapo u zgjua nga koma, Ferguson: A mund ta shikoj finalen e Champions League?

Sapo u zgjua nga koma, Ferguson: A mund ta shikoj finalen e Champions League?

Ditën e djeshme ish-trajneri i United, Sir Alex Ferguson, doli nga koma pas operacionit të kryer si pasojë e hemoragjisë celebrale që pësoi të shtunën që lamë pas.

Sipas mediave angleze, 76-vjeçari sapo është zgjuar nga koma ka pyetur për ekipin e Doncaster, që drejtohet nga i biri Darren Ferguson.

Më pas ai ju ka folur familjarëve edhe për finalen e “Champions League”, ku ka shprehur dëshirën për të qenë i pranishëm.

“E di që nuk e shoh dot finalen e Kupës së Mbretit, por a mund ta shikoj finalen e Champions League?”, ka thënë Ferguson.

Por pavarësisht dëshirës së madhe të Ferguson për të parë finalen e Kievit mes Real Madridit dhe Liverpool-it, mjekët janë shprehur se ish-trajnerit të djajve të kuq i duhet shume kohë për tu shëruar dhe mundësia që ai të udhëtojë për të parë finalen më 26 maj është shumë e vogël.

Të fundit