Flash News

KRYESORE

Sapo vjen në Tiranë, presidenti slloven refuzon drekën për vrapin nga liqeni

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka mbërritur që dje në Tiranë për të marrë pjesë në samitin e ‘Brdo-Brijunit’. Por në vend që të shtrohej për drekë, Pahor ka preferuar të dalë për vrap nga liqeni artificial.

Ai tregon edhe bisedën që ka zhvilluar me truprojën që i është caktuar nga autoritetet shqiptare për ta ruajtur: “Mbërrita në Tiranë. Në vend të drekës, vrap. Por roja shqiptare është me kostum dhe po vrapon me mua. Unë: ‘Më falni, zotëri, edhe ju do vraponi 15km?’ Ai: ‘Nuk është problem, president, jam i veshur sportiv përsa kohë nuk kam kollare.” Kur u kthyem në hotel e pyeta nëse gjithçka ishte në rregull. “Po, vrapim i gjatë”, u përgjigj ai.”

Të fundit