Flash News

KRYESORE

Sara Hoxha flet për ditën e saj më të lumtur dhe që pati fatin ta ndajë me Ledrin. Po flet për beben vallë?

Sara Hoxha flet për ditën e saj më të lumtur dhe që
Sot, reperi shumë i dashur për publikun shqiptar, Ledri Vula  feston ditëlindjen dhe një ndër urimet e shumta nga kolegë, miq dhe fansa, spikat ai i Sara Hoxhës, të dashurës së tij. Çifti mendohet se presin fëmijën e tyre të parë dhe sipas zërave ky është një lajm i vërtetë e megjithatë dyshja asnjëherë nuk e ka konfirmuar. Mirëpo, me urimin e sotëm, Sara duket se dha një "indicie" për t`i "ndezur" edhe njëherë lajmet e shtatzënisë. “Kjo ishte një nga ditët më të lumtura në jetën tonë dhe pata fatin ta ndaja me ju. Për shumë ditë të tjera si kjo  Gëzuar ditëlindjen njeriu që dëshiroj ta mbaj përgjithmonë në zemrën time  #Culi”- shkruan Sara.
Nga urimi, lë të kuptohet që kjo mund të jetë dita kur ajo i ka dhënë Ledrit lajmin e shtatzënisë, mirëpo d na duhet ende të presim derisa ata të dy ta konfirmojnë vetë lajmin ;)

Të fundit