Flash News

KRYESORE

Sara Hoxha në lutjen e saj për të “qëndruar në shtëpi”, tregon nga çfarë i vuan vëllai i saj

Sara Hoxha në lutjen e saj për të “qëndruar në
Edhe pse më të njohur në familjen Hoxha janë Lori dhe Sara, në familjen e tyre Redia dhe Itan janë më të tërhequr nga jeta publike. Sidomos Itan i cili është ende i vogël dhe familja e ruan me fanatizëm privatësinë e tij. Megjithëse të gjithë flasin për jetën e tyre luksoze dhe të mirat që kanë, në fakt, Sara ka treguar për herë të parë se edhe në familjen e tyre ka probleme shëndetësore, njësoj shi shumë të tjerë. Itani 12-vjeçar vuan nga diabeti. Përmes një postimi në Instagram, Sara ka treguar se ajo i ka vetëm mamin dhe Itanin dhe se është i rrezikuar më shumë nga të gjithë nëse bie në kontakt me koronavirusin, pasi diabetikët janë ndër kategoritë më të rrezikuara prej COVID-19. “Ja një histori e shkurtër., Familja ime dhe unë jetojmë vetë, nuk kemi njerëz të moshuar; dy fëmijë dhe dy të rritur të shëndetshëm. Ime me nga ana tjetër, jeton me vëllain tim 12 vjeç. Ai vuan nga Diabeti Tipi 1. Duke dalë jashtë, ju po rrezikoni jetën e tij dhe mundësinë që ai të vihet në kontakt me këdo që mund ta ketë. Qëndroni në shtëpi. Qëndroni në shtëpi për njerëzit që nuk munden. Për infermierët tanë, mjekët, shitësit e frutave, arkëtarët e supermarketeve, farmacistët dhe të gjithë të tjerët që po rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë. Qëndroni në shtëpi dhe kujdesuni për ato më të dobëtit. Stay well”- shkruan Sara.

Të fundit