Flash News

KRYESORE

Sarandë/ Në pranga një 36 vjeçar, tentoi të fuste lëndë narkotike në Greqi

Sarandë/ Në pranga një 36 vjeçar, tentoi të fuste

Një person u arrestua nga policia në Sarandë pasi u kap me 36.3 kg kanabis sativa. Në Qafë Botë u vu në pranga shtetasi me inicialet E.K 36 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në Sarandë, i cili tentoi që ta fuste lëndën narkotike në Greqi.

Policia njoftoi se pas kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me ato doganore, duke përdorur edhe qenin antidrogë, në automjetin tip “Peugeot”, u konstatua se në pjesën e bagazhit ishte fshehur një sasi me lëndë narkotike, në një vend të hapur posaçërisht për fshehjen e saj.

Pas kontrollit më të imtësishëm rezultoi se në mjet ishin fshehur gjithsej 36.3 kg lëndë narkotike, e dyshuar e llojit cannabis sativa. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat, ndërsa materialet iu referuan prokurorisë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë”.

Të fundit