Flash News

KRYESORE

Sarandë, një person i plagosur nga përplasja me armë zjarri

Sarandë, një person i plagosur nga përplasja me armë zjarri

Gjatë natës ka ndodhur një përplasje me armë zjarri duke tmerruar qytetarët në bulevardin kryesor. Nga përplasja me armë zjarri një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në spital. Dëshmitarët flasin për rreth 10 të shtëna me armë, ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, por autorët janë larguar. Me vone identifikohen të plagosurit në Sarandë dhe numri i tyre është rritur në tre. Dy prej tyre quhen: Anton Shyti, 37 vjeç dhe Besi Xhafaj, 26 vjeç.

Njeri prej tyre thuhet se është pronar i një lokali. Plagosjet erdhën pas një përplasjeje me armë që ndodhi mëngjesin e sotshëm në Sarandë Dëshmitarët thanë se dëgjuan rreth 10 të shtëna diku pranë hotel Butrintit dhe qytetarët janë alarmuar. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe grupet e gatshme janë vënë në ndjekje të autorëve. Nuk dihen shkaqet e këtij konflikti.

Të fundit