Flash News

KRYESORE

Sarandë, policia arrestion babain e të riut të përfshirë në trafikimin e drogës, sekuestrohen 67 kg kanabis

Sarandë, policia arrestion babain e të riut të

Policia e Sarandes ka bere te ditur se ka identifikuar dhe shpalur ne kerkim shtetasin S.L. Ky i fundit ishte bashkëpuntor ne rastin e sekuestrimit te 67 kg lende narkotike nje dite me pare. Ndersa policia ka vene ne pranga babain e tij, pasi gjete kontrollit te ushtuar ne shtepi ka gjetur 1 kg lende narkotike.

Njoftimi i policise, Sarandë:

“Në vijim të operacionit antidrogë të zhvilluar nga Policia Kufitare, Policia e Sarandës dhe ajo e Igumenicës.

Policia e Sarandës në vijim të veprimeve për dokumentimin e plotë të rastit ku u sekuestruan 67 kg lëndë narkotike, ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një tjetër shtetas të përfshirë në këtë ngjarje.

Si dhe ka arrestuar babain e shtetasit të shpallur në kërkim pasi në banesë i është gjetur 1 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Në vijim të punës për dokumentimin e rastit, ku tre shtetas shqiptarë në tentativë për të trafikuar lëndë narkotike, në shtetin Grek, u arrestuan fal bashkëpunimit dhe punës së mirorganizuar prej dy Policive Kufitare të Sarandës dhe asaj të Igumenicës, hetimet janë thelluar më tej nga të dy policitë, ajo e Sarandës dhe e Igumenicës.

Si rezultat i punës hetimore, nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët dhe Trafiqet në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë e mundur identifikimi i një tjetër shtetasi të përfshirë në këtë trafik, në rolin e transportuesit, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës dhe konkretisht:

Shtetasi S.L., 30 vjeç, (i dënuar më parë për veprën penale të prodhim/shitjes së narkotikëve).

Gjatë kontrollit që Strukturat e Policisë kanë ushtruar në banesën e tij, në Sarandë, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa me peshë 1 kilograme.

Specialistet për Hetimin e Narkotikeve kane arrestuar në flagrancë babain e shtetasit S.L., shtetasin :

Fatmir Lame, 57 vjeç, banues në Sarandë, i dyshuar si bashkëpuntor në këtë ngjarje.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasinë e lëndës narkotike dhe mjetin tip ”Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit S.L..

Po punohet intesivisht për kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.”

 

Të fundit