Flash News


KRYESORE

Sarandë/ Policia Kufitare shpëton 12 persona pasi rrezikuan të mbyteshin

Sarandë/ Policia Kufitare shpëton 12 persona pasi rrezikuan të

Policia Kufitare ka shpëtuar 12 persona me banim në Tiranë, mes të cilëve edhe fëmijë, të cilët rrezikuan të mbeteshin të bllokuar në Krorëz, në Sarandë, për shkak të motit dhe detit me dallgë.

Sipas policisë, rreth orës 13.00, salla operative e Kufirit Sarandë ka marrë telefonatë nga 45-vjeçari me inicialet B.K, i cili sqaroi se ndodhej në Krorëz në breg të detit së bashku me familjen e tij dhe disa persona të tjerë, të cilët kanë shkuar me këmbë nga mali për të bërë plazh në këtë zonë.

Duke qenë se deti ka qenë i  dallgëzuar shumë ata janë ndier të rrezikuar dhe nuk kanë mundur të ngjiten përsëri lartë në mal, prandaj kanë kërkuar ndihmë.

Menjëherë me marrjen e njoftimit për t’ju dhënë ndihmë kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare  ku me të mbërritur në vendin e njoftuar kanë  konstatuar 12 persona :

1- B.K., 45 vjeç, banues në Tiranë.

2- M.K., 42 vjeçe, banuese në Tiranë.

3- I.K., 15 vjeçe, banues në Tiranë.

4- K.K., 9 vjeç, banues në Tiranë.

5- E.Q., 45 vjeç, banues në Tiranë.

6- I.Q., 40 vjeçe, banues në Tiranë.

7- F.Q.,12 vjeçe, banuese në Tiranë

8- E.Q., 9 vjeçe, banuese në Tiranë.

9- T.V., 47 vjeç, banues në Tiranë.

10- A.V., 43 vjeçe, banuese në Tiranë.

11- E.V., 16 vjeç, banues në  Tiranë.

12- A.V., 13 vjeçe, banuese në Tiranë.

Të gjithë personat u gjetën nga shërbimet e Policisë  në gjendje shëndetësore  të mirë shëndetësore.

Policia Kufitare ka bërë transportimin e tyre për në Lukovë, Sarandë me mjet lundrues të Policisë, ku u nxorën në terren tokësor në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa probleme.

 

Të fundit