Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Sarkazma e regjisorit/ Si e transmeton ERTV 'rindërtimin' e Notre Dame: Në vend të katedrales një godinë polifunksionale 110 katëshe
Regjisori Kastriot Çipi, një prej ndër më aktivëve në mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nga plani i qeverisë dhe bashkisë për shembje, ka hedhur në faqen e vet në Facebook një koment ironik pas djegies së katedrales Notre Dame. Duke marrë shkas nga sjellja e qeverisë shqiptare në raport me pronën publike dhe trashëgiminë, ai ka 'fantazuar' një skemë të rindërtimit të Notre Dame nga Edi Rama, partnerët dhe mbrojtësit e tij në çështjen e Teatrit. Firma Fusha, Mero Baze, Erion Veliaj, Sander Lleshi, Artan Shkreli e të tjerë, janë përdorur mjeshtërisht nga regjisori për të ilustruar paradoksin dhe groteskun politik dhe shoqëror shqiptar.
Kastriot Çipi
Qeveria franceze ka siguruar se Katedralja Notre Dame do të rilindë shumë shpejt. Ajo do të rindërtohet si pjesë e një projekti polifunksional, që do të synojë modernizimin, rijetëzimin dhe rikualifikimin urban të zonës.
Presidenti Macron tha se pas 20 vjetësh përpjekjesh të dështuara për restaurimin e kësaj karakatine, ka ardhur koha që francezët t’i thërrasin trurit dhe të pranojnë mendimin e specialistëve. Ai ka cituar inxhinierin konstruktor Agron Hysenlliu, drejtor i Institutit shqiptar të Ndërtimit, që i kishte konsideruar kolonat e saj “kolonçina që nuk bëjnë as për të mbajtur hardhi”, apo kritikë të tjerë, që kishin paralajmëruar se muret e saj kishin materiale kancerogjene.
“Atë karakatinë do ta shembim”, ka thënë Macron në mbledhjen urgjente të qeverisë, menjëherë pas zjarrit. Dhe nuk do të presim 20 vjet të tjerë, por do ta ndërtojmë brenda 20 muajve.
Sipas idesë së Presidentit Macron, projekti i ri do të ketë katër kate parking nëntokësor, katër kate qendër tregtare dhe argëtimi, përfshi kinema, diskotekë, palestër dhe sallë lojrash. Kubeja e re do të jetë një strukturë çeliku dhe krejtësisht transparente, ndërsa kullat e këmbanores do të kthehen në hotel me shtatë yje, me 90-110 kate, si pasojë e fluksit të lartë të turistëve dhe mungesës së kapaciteteve të mjaftueshme të hotelerisë.
Projekti arkitektonik është realizuar tashmë, natyrisht falas, nga Alban Eftimi dhe studioja e tij Atelier 4 dhe ka marrë menjëherë miratimin e specialistëve të trashëgimisë kulturore, të njohur në mbarë botën si Trinia e Shenjtë, ose 3A (Arta Dollani, Artan Lame e Artan Shkreli).
Kompleksi i ri urban do të pagëzohet WTF (Vini re: WTF në këtë rast nuk do të thotë What The Fuck, por World Trade Fair).
Projekti do të kushtojë midis 200 dhe 600 milion eurove, por taksapaguesit francezë nuk do të paguajnë asnjë cent nga taksat e tyre, pasi qeveria ka pranuar propozimin e pakërkuar nga kompania e specializuar në ndërtime urbane, Fusha shpk.
Pritet që jelekverdhët t’i japin fund protestave të tyre dhe, me jelekë veshur, të ofrohen të gjithë për të punuar vullnetarisht për kompaninë Fusha shpk.
Për harmonizimin e përgjithshëm estetik është përzgjedhur artisti Anri Sala.
Afresket do të pikturohen nga Eljan Tanini, por ndryshe nga versioni arkaik i katedrales, ato nuk do të jenë piktura murale në interier, por aplikime në xham, që do të soditen si nga brenda, ashtu edhe nga jashtë.
Xhamat e dritareve do të zëvendësohen me kolazhe vizatimesh në fleta A4 nga piktori Edi Rama, i cili do të ofrojë falas edhe një skulpturë të tij me baltë, të Krishtit në Kryq.
Pikërisht vepra në baltë e Krishtit mbi Kryq pritet të jetë atraksioni më i madh i Parisit në 81 vitet e ardhshme të shekullit XXI, pasi për herë të parë në historinë e krishterimit, nuk do të shohim imazhin klasik të Krishtit me mjekër dhe trup kockë e lëkurë, por një figurë me identitet seksual të përzier.
Skulptura do të quhet zyrtarisht “Christamaria Screwcified”. Modeli i mjekrës do të jetë ai i autorit, Edi Rama, ndërsa modeli i gjinjve do të jenë gjinjtë e shkrimtares së famshme Ornela Vorpsi.
Mbi zonën gjenitale do të ketë një leckë, të cilën shikuesit kureshtarë mund ta lëvizin paksa, për të zbuluar seksin e Krishtit... por, do të përballen me një befasi të jashtëzakonshme: një model 3D me lazer, do të ofrojë një pamje të ndryshueshme të gjenitaleve të mashkullit, atyre të femrës, si edhe një shartimi mes të dyjave.
Për të mos u humbur do të jetë edhe Ballkoni Binjak i Parisit, me fjalë të tjera, dy taracat e kullave të hotelit, nga ku do të mund të shihet i gjithë Parisi, përmes një pylli të realizuar me pemë nga e gjithë bota, në shenjë solidariteti botëror me Francën, i konceptuar nga piktori tjetër shqiptar, Blendi Gonxhe.
Pyllin e “Ballkoneve të Parisit” do ta mbjellin vullnetarisht të gjithë anëtarët e Senatit Akademik të Universitetit Bujqësor të Kamzës.
Procedurat e prokurimit të drejtpërdrejtë dhe lidhjes së kontratave do të kryhen mbi bazën e një ligji special që do të miratohet brenda 24 orëve të ardhshme nga Parlamenti dhe do të autorizojnë për zbatimin e tyre kryebashkiakun më të mirë në botë, Erion Veliaj.
Përurimi i kompleksit të ri do të bëhet me katër duar dhe dy palë gërshërë: nga Presidenti Macron dhe shkrimtari i famshëm shqiptaro-francez, Ismail Kadare.
Përurimi i kompleksit të ri do të transmetohet ekskluzivisht nga ERTV, meqë Presidenti Macron nuk ka një TV të vetin. Me këtë rast, ERTV njofton se atë ditë logoja e saj do të jetë me shkronja të bardha, në sfond kuq e blu, në respekt të ngjyrave të flamurit francez. Si kundërpërgjigje, Presidenti Macron është zotuar se do të veshë frak dhe sandale murgeshash. Në xhepin e frakut, në vend të shamisë, ai do të ketë tri lapsa. Dy lapsat anash do të jenë të kuq, ndërsa i mesit i zi, në shenjë respekti për flamurin shqiptar. Nën frak, Presidenti Macron do të ketë një bluzë të bardhë me mbishkrimin “Je suis Edi! Merci Edi!”.
Në ceremoninë e përurimit do të ftohen të marrin pjesë të gjithë artistët shqiptarë pro shembjes së Teatrit Kombëtar. Në emër të tyre, u shpreh për ERTV aktori me famë botërore Laert Vasili, njëkohësisht besimtar i devotshëm, i cili tha se nuk mund ta besonte se si francezët mbanin ende në këmbë një katedrale me vetëm dy banja dhe ku mungonte uji i ngrohtë.
ERTV njofton se nga nesër, do të ndalohet qarkullimi i këmbësorëve në Sheshin Skënderbej dhe i makinave në të gjitha rrugët rreth tij, për arsye se do të fillojë ndërtimi i maketit të projektit, i cili brenda 20 ditëve do të jetë i hapur për vizitorët.
I gjithë perimetri i Sheshit Skënderbej do të rrethohet me tela me gjemba dhe pengesa metalike dhe do të ruhet 24x7 nga komando të ushtrisë dhe reparti RENEA. Pala franceze ka kërkuar që komanda e këtyre trupave t’i besohet Kalorëses së Legjionit të Nderit, Mimi Kodheli, ish-ministre e Mbrojtjes.
Ditën e përurimit të maketit, Sheshi Skënderbej do të bombardohet me gaz lotsjellës nga snaiperët e Llesh Kimikut të vendosur të gjitha taracat e ndërtesave publike përqark. Analisti i pavarur Mero Baze ka zbuluar se kjo bëhet me qëllim që vizitorët e parë, shumica e të cilëve pritet të jenë muslimanë dhe ateistë shqiptarë, të jenë të përlotur, kur të fillojë transmetimi live në ERTV për të gjithë botën.
Për t’ia lehtësuar vizitën turistëve francezë, qeveria shqiptarë do të ofrojë fluturime charter gratis në intinerarin Paris-Kukës-Paris dhe udhëtime shuttle falas Kukës-Tiranë-Kukës. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kompanisë Kastrati, e cila ofroi ta paguajë vetë taksën e rrugës për të gjithë autobusët shuttle.
Me gjithë kontributin jashtëzakonisht bujar të Shqipërisë në këtë projekt, ambasada franceze në Tiranë shpreh keqardhjen që pikërisht nga Shqipëria ka ardhur edhe kritika e vetme në botë ndaj këtij projekti. Bëhet fjalë për një grafikë nga artisti nihilist, filo trumpist dhe i dyshuar si agjent putinist, Avni Delvina.
Me këtë rast, ambasada franceze në Tiranë përshëndet peticionin e organizatave të rrjetit Soros, drejtuar Presidentit Meta, për heqjen e nënshtetësisë shqiptare, artistit shqiptar me banim në Itali.
Shënim: Ky lajm do të përditësohet në kohë reale, duke pasqyruar zhvillimet më të fundit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38