Flash News

KRYESORE

Sarri mesazh lojtarëve: S'më interson si i presin vendimet e mia, Conte super!

Sarri mesazh lojtarëve: S'më interson si i presin vendimet e mia,

Interi dhe Juventusi do të luajnë në atë që cilësohet supersfida e kësaj jave, ditën e diel, prej orës 20:45. Trajneri Maurizio Sarri ka dalë në një konfrerencë për shtyp dhe ka vlerësuar së tepërmi kundërshtarin e tij, Antonio Conte. Ai mendon se kjo nuk është një sfidë ndërmjet tij dhe Contes.

Conte - “Conte është trajner fantastik, faktet dhe shifrat e vërtetojnë këtë gjë. Ai po i shfaq vlerat e tij dhe tek Interi. Ndeshja nuk është Conte kundër Sarrit, nesër do të jetë një ndeshje e bukur mes Interit dhe Juventusit.”

Titulli - “Janë akoma edhe 31 ndeshje, më duket e pakuptimtë të flasim për titullin. Për momentin është e rëndësishme të konfirmojmë që jemi në rritje dhe jemi të aftë të menaxhojmë ndeshjet. siç duhet. Duhet të tregojmë që mund të largohemi nga 'San Siro' me një performancë të madhe. Janë në lojë ende 93 pike, duket absurde të flasësh për titull.”

Sulmi - “Higuain apo Dybala në sulm? Të shohim si do të shkojë stërvitja. Kjo është puna ime, nuk duhet të shqetësohem se si do ta presin vendimin lojtarët.”

Të fundit