Flash News

KRYESORE

Sarri vuan me sulmin, tregon pse nuk i aktivizon së bashku Ronaldo-Higuain-Dybala

Sarri vuan me sulmin, tregon pse nuk i aktivizon së bashku

Juventus fitoi kundër Bayer Leverkusen me rezultatin 3-0. Maurizio Sarri foli edhe për arsyet se përse nuk luajnë bashke Ronaldo-Higuain-Dybala.

"Ishte ndeshje e vështirë pasi Bajer Leverkusen është një ekip që i pëlqen të mbajë topin dhe nuk është e lehtë të përballesh me ta. Shpenzuam shumë energji, sidomos në pjesën e parë.

"Sulmi? Po të isha ulur në nja bar, do tundohesha për t’i parë së bashkë në fushë Ronaldon, Higuain dhe Dybala. Në pankinë duhet të mendoj për ekuilibrin e skuadrës. Është herët të mendojmë në këtë moment bashkëjetesën e të treve në formacion.”

Të fundit