Flash News

KRYESORE

Sassoli në Tiranë: Anëtarësimi në BE duhet të fillojë, të kapërcejmë disa pyetje që i janë bërë Shqipërisë

Sassoli në Tiranë: Anëtarësimi në BE duhet të

Presidenti i PE, David Sassoli ka deklaruar se Shqiëpria duhet të fillojë procesin e anëtarësimit në BE, ndërsa e ciëlsoi një ngadalësim refuzimin në tetor të vitit që shkoi.

“Ndodhi një ngadalësim, por anëtarësimi duhet të fillojë. Parlamenti Evropian , KE është i bindur, shumë shtete anëtare po ashtu. Kjo është vetëm një vonesë, por që po mbushet nga nisma të mëdha nga qeveria, lufta kundër krimit të organizuar, i shohim me favor, por janë objektivisht të domosdoshme. Kemi parë si ka rinisur dialogu brenda pak kohesh për konsesust të nevojshme për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.

Duhet të kapërcejmë disa pyetje që i janë bërë Shqipërisë, që përgjigjet të jenë pozitive dhe ti bindin të gjithë për atë rrugë që duhet ta bëjmë bashkë. Folëm me kryeministrin për sistemin bankar, çështjet e sigurisë sonë.

Ka dy sfida të përbashkëta që kemi, dhe sdo resht të kërkoj bashkëpunim. Evropa i ka vënë vetes një objektiv me marrëveshjen e gjelbër, e dyta me ceshtjen e solidaritetit dhe sigurisë”, u shpreh presidenti i PE gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama.

Të fundit