Flash News

KRYESORE

Sazan Guri i ‘pushton’ zyrën Xhelal Mziut, kryebashkiaku vendos njerëz ta nxjerrin jashtë

Sazan Guri dhe disa aktivistë të tjerë të shoqërisë civile kanë hyrë brenda zyrës së kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu, për të protestuar për mbetjet që kanë mbushur qytetin dhe zgjidhjen që zyrtarët e bashkisë po i japin duke i djegur në zonat e banuara.

Mziu ishte i pranishëm në zyrë, por ka deklaruar se do të pranojë të takojë vetëm banorët e Kamzës dhe jo ato të qyteteve të tjera, duke iu referuar ambientalistit Guri dhe qytetarit Beqir Boja, të cilin kryebashkiaku e konsideroi militant të majtë.

Disa persona kanë qenë të pranishëm në zyrë dhe kanë tentuar të nxjerrin jashtë aktivistët.

Pas disa përpjekjeve, Mziu është larguar nga zyra duke mos dëgjuar banorët, të cilat janë larguar gjithashtu të zhgënjyer.

Të fundit