Flash News

KRYESORE

"S'bëhem pjesë e lojërave, votoj vetëm '5 Qershorin'", deputetja del kundër nismës së Ramës për ndryshimet kushtetuese

"S'bëhem pjesë e lojërave, votoj vetëm '5

Deputetja e opozitës parlamentare, Fatjona Dhimitri ka ritheksuar edhe njëherë qëndrimin e saj pro marrëveshjes së 5 qershorit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dhimitri ka treguar 9 arsye se pse do të votojë pro “5 Qershorit”, ndërsa vendos të distancohet nga ndryshimet kushtetuese që pritet të ndërmerren në Kuvend.

Deputetja sqaron se pavarësisht votimit të marrëveshjes, ajo nuk do të bëhet pjesë e kulisave të Ramës për ndryshimet kushtetuese, të cilat nuk kanë dakordësinë e faktorit ndërkombëtarë në Tiranë.

Postimi i plotë i Dhimitrit:

Konfirmoj  VOTEN PRO Mareveshjes se 5 qershorit 2020

1.Votoj PRO Marrëveshjen e 5 qershorit 2020 dakortësuar ne Këshillin Politik dhe noterizuar nga Partnerët Ndërkombëtarë të cilët janë udhërrëfyesit tanë në rrugën drejt Bashkimit Europian!

2.Votoj PRO Marrëveshjen e dakortesuar me 5 qershor  2020 dhe jam kunder çdo ndryshimi që cënon interesat kombëtare dhe ato të qytetarëve në vendin tim.

3.Kulisat e tjerë me pretendim të ndryshimeve kushtetuese që nuk  kanë noterizimin e ndërkombëtarëve dhe nuk reflektojnë interesa përfaqësimi për qytetarët, përsa kohë unë të kem një votë ne Kuvend nuk do të votohen prej meje!

4.Çështja e sistemit zgjedhor po keqpërdoret nga Edi Rama për të arritur objektivat e veta politike.

5.Unë nuk mund të mbështes kurrë një propozim që heq koalicionet parazgjedhore dhe ndihmon Edi Ramën. Unë nuk jam në Kuvend për të bërë lojërat e Edi Ramës.

6.Unë besoj tek Europa dhe nuk mund të pengoj procesin e integrimit europian të vendit. Një marrëveshje e ndërmjetësuar dhe mbështetur nga faktori ndërkombëtar nuk mund të mbahet peng nga Kuvendi.

  1. Konsensusi i arritur më 5 Qershor 2020 mes forcave kryesore politike në vend, është i vetmi kusht i plotësuar në procesin e hapjes së negociatave. Nuk do të ndërmerrja kurrë veprime që do të dëmtonin këtë arritje.
  2. Si deputete jam e ndërgjegjshme se veprimi im i shërben stabilitetit të vendit, i shërben rrugës europiane të Shqipërisë.
  3. Theksoj se do të votoj pro ndryshimeve të Kodit Zgjedhor sipas dakortësisë së 5 Qershorit 2020, pa asnje ndryshim!

Të fundit