Flash News

KRYESORE

Scoop i VICE: Britanikët dhe amerikanët, njësi speciale në Tiranë: Policia shqiptare ua shet informatat tona narko-trafikantëve

Scoop i VICE: Britanikët dhe amerikanët, njësi speciale në

Media amerikane VICE, në specialen për Shqipërinë, drogën dhe përzierjen e shtetit në biznesin ilegjitim të narko-trafikut, zbulon edhe një fakt të panjohur për mediat dhe opinionin publik shqiptar. Njësi specale të inteligjencës, sipas VICE, janë dislokuar në Shqipëri për të monitoruar trafikanëtt. Puna e tyre ka dështuar sepse, informatat që ata këmbejnë me autoritetet shqiptare "përfundon në duart e gabuara", i tha VICE një oficer britanik.

Shkruan VICE:

"Për shkak të tregtisë së drogës kaq të ndërlidhur me ata në pushtet, njësi të shërbimeve inteligjente britanike janë vendosur në Tiranë për të monitoruar trafikanët. Një oficer i këtyre njësive i tha VICE se, ata kishin të dhëna të sakta se informacionet që bashkëndanin me autoritetet shqiptare rridhnin direkt te trafikantët nga policia shqiptare. Britanikëve iu janë bashkuar njësi nga Shtete e Bashkuara, Holanda dhe Italia, të cilët vendosën të përfshiheshin pasi zbuluan se informacionet që ata këmbenin me autoritetet shqiptare përfundonin në duart e gabuara".

Raportim tjeter i VICE

Të fundit