Flash News

KRYESORE

‘Scotland Yard’ identifikon 100 shqiptarë në Londër: Po mbushin vendin me kokainë; kontrolli bëhet nga Shqipëria

‘Scotland Yard’ identifikon 100 shqiptarë në Londër:

Policia londineze ka identifikuar rreth 100 shqiptarë, pjesë të grupeve mafioze, të cilët po mbushin me kokainë rrugët e kryeqytetit britanik. Gazeta ‘Evening Standard’ ka publikuar raportin e përgatitur nga ‘Scotland Yard’, ku mësohet se 50 deri në 100 të dyshuar, residentë në Londër, janë të lidhur me këto grupe që kryejnë trafik të madh të kokainës, duke përdorur tunelin që lidh vendin me Francën dhe kamionët që vijnë nëpërmjet trageteve.

Autoritetet i frikësohen shpërthimit të dhunës mes grupeve rivale, deri në përdorimin e armëve në rrugët e Londrër. Ato theksojnë se persona të ndryshëm, pjesë e krimit të organizuar shqiptar, janë të përfshirë që nga trafikimi i njerëzve deri në importimin e drogës.  “Ata (kriminelët) janë të lidhur me bandat në shtëpi (Shqipëri) dhe mendohet se janë të angazhuar në menaxhimin e trafikut të kokainës. ‘Duart kontrolluese’ mbeten në Shqipëri”, thuhet në artikullin e gazetës britanike.

Në artikull pasqyrohet edhe rasti i një shqiptari të quajtur Klodjan Çopja, 30 vjeç, i dënuar në muajn gusht me 17 vite burg, pasi rezultoi përgjegjës për trafikun e kokainës në Londër. Oficerët e policisë i sekuestruan Çopjas 500 mijë paund dhe një sasi droge me vlerë 4 milionë paund.

Policia beson se Klodjan Çopja është vetëm njëri prej shqiptarëve të fuqishëm të trafikut të kokainës, që qarkullon në Londër dhe Britaninë e Madhe.

Vizita e ‘Trekëndëshit të Roterdamit’ në Tiranë: Janë dy grupe kriminale në Holandë; anëtarët e atyre aq sa rezidentët shqiptarë

Të fundit