Flash News

KRYESORE

“S’do qajmë në derë të Evropës”, ish-deputeti i PD i përgjigjet Ramës: Bën të fortin, fare mirë mund të kishte thënë...

Ish deputeti i PD, Genc Pollo ka reaguar pas qëndrimit të kryeministrit Edi Rama për negociatat e Shqipërisë në BE, ndërsa në një intervistë për AFP tha se “Shqipëria nuk do të qëndrojë në derën e Evropës dhe do të qajë që ajo të hapet”.

Sipas Pollos, Rama bën të fortin dhe me arrogancën e tij e vështirëson më tej integrimin europian të Shqipërisë

“Fare mirë mund të kishte thënë se "do të përmbush kushtet e Bundestagut si p.sh do të bëj zgjedhje parlamentare mbas miratimit të reformës zgjedhore; do të çoj për ndjekje penale ofiqarë rilindistë që kanë vjedhur votat etj, etj. Jo vetëm se i shërbejnë vendit, por edhe se çelin portën e Bashkimit Europian".

Nuk e thotë këtë por bën të fortin.

Mbas përfshirjes së qeverisë në korrupsion të lartë e krim të organizuar arroganca me " nuk qaj tek dera jote" e vështirëson më tej integrimin europian të Shqipërisë", shkruan Pollo.

Të fundit