Flash News

KRYESORE

“S’do të të gjejnë as kockat”, si u kërcënua Yllka Mujo pasi u spiunua nga shoferi i furgonit

“S’do të të gjejnë as kockat”, si u

Bardhyl Martiniani është një ndër kameramanët më të shënuar në kinematografi dhe dokumentarët shqiptarë të para viteve ‘90.

Operatori i shumë filmave të njohur të asaj periudhe, Martiniani ka rrëfyer për gazetën Panorama një ndër momentet kur aktorja e njohur Yllka Mujos u kërcënua seriozisht nga sistemi, pasi u spiunua nga shoferi i furgonit.

“Jo vetëm për aktorët. Kishte raste kur toleronin edhe për individë të fushave të tjera. Nëse s’do kishte patur, mendoj se ai sistem nuk do të qëndronte për aq gjatë.

Sa u përket kineastëve mund t’ju përmend një rast që i ka ngjarë aktores Yllka Mujo.

E thirrën një herë në zyrat e famshme të asaj kohe sepse një shofer furgoni kishte dëgjuar një bisedë të sajën me një shoqe kur flisnin lirshëm ndërsa ishin duke udhëtuar. Siç duket, çka kishte thënë s’u kishte palyer fort besnikëve të partisë dhe e paralajmëruan ashpër.

“Ne të bëjmë atë që s’e ke parë as në ëndrrat më të këqija. Jo vetëm mishi, por edhe kockat të përfundojnë atje ku s’ta pret mendja”. Ajo ishte ishte vajzë e re në atë kohë, imagjinoni tmerrin në ato zyra”, tregon operatori Martiniani.

Të fundit