Flash News

KRYESORE

“S'dua të të përcjell nesër Luan!”, deputeti rrëfen njohjen me Hajdaragën: Më shpëtove jetën në postbllokun armiqësor të policisë

“S'dua të të përcjell nesër Luan!”,

Për ndarjen nga jeta të ish-politikanit Luan Hajdaragaës, (ish-deputet e ish -ministër) kanë reaguar dhe personalitete të shumta të politikës.

Një ndër to dhe deputeti socialist Erion Braçe. Në një postim në Instagram, Braçe tregon se si u njoh me Hajdaragën, ndërsa shprehet se nuk do që ta përcjellë nesër, mikun, shokun e vëllain e tij.

Reagimi i Erion Braçes:

NUK DUA TE TE PERCJELL NESER LUAN!

ISHTE BUKUR ME TY SI SHOK, SI MIK,

SI VELLA I MADH!

Ka qene nje kohe kur Partia Socialiste nuk ishte kjo e sotmja;

Kohe e veshtire,

beteje deri ne lufte per cdo inç ne territor,

sup me sup me shokun, mikun, vellain;

Burra usheheqes qe i dilnin per zot gjithkujt, pavaresisht moshes, njohjes,

peshes-ne rastin tone.

LUAN HAJDARAGA dhe une jemi njohur ne Partine Socialiste!

Jo ne salla mbledhjesh apo Kuvend-si ketu, asfare.

Ne kabinen e nje Land Rover-i te bardhe,

tek shinat e trenit ne te dale te Lushnjes,

ne nje postbllok armiqsor te policise politike, gjate turit per Referendumin e Kushtetutes

ne vitin 1994!

Ndjeu kurthin, parashikoi sulmin,

zbriti nga timoni shoferin e tij dhe,

nen nje shi guresh vrases levizi makinen per te na shpetuar jeten!

Nuk mbaroi aty;

Ne ato 15 kilometra ne drejtim te Rrogozhines,

pas, ngjitur apo duke goditur fort makinen ku ishim e me te cilen po udhetonim,

kishim policine sekrete te kohes,

ne sulm per te na bere te paguanim ate te ciles i shpetuam ne postbllokun e Lushnjes,

deri ne fund, tek dy rruget ne hyrje te Rrogozhines;

Ajo djathtas e poshte,

ne nje kthine pusi ngritur per ne ne erresire,

Ajo drejt e lart, ne ure, teresisht ne vijen e kundert te kalimit,

ngushte aq sa Land Rover-i yne u perplas,

u ça majtas e djathtas,

here ne makinen qe erdhi perballe e here ne parmakun e betonte te ures,

por per te mbetur gjalle!

Servet Pellumbi, Namik Dokle, Fehmi Abdiu, Vladimir Metani e te tjere shoke u masakruan poshte, Ne mbetem gjalle lart!

Na shpetoi Luan Hajdaraga!

Prej asaj dite nuk u ndame me,

Ai, Anastasi, Iliri, Thomai dhe une.

Ishim pese shoke, miq, bashkepunetore;

Cdo ore, cdo dite, kudo, per njeri tjetrin, pa i ikur sfidave, betejave qe here ishin ideologjike, politike, organizative por edhe fizike me pushtetin e kohes;

Vijoi ne Majin e 1996-tes, ai fort ne Tirane e une si ai ne Berat, pastaj ketu ne shesh ne 27-28 Maijin e pergjakshem e ne vijim, tetor, nentor, dhjetor 1996,

janar, shkurt e mars 1997, ne rruge, sheshe, per here te pare per mua, bashke ne Kuvend!

Bashke ne ditelindjet e mia,

atje tek shtepia e vogel ne Kombinat,

ne gazete, kudo...

Të fundit