Flash News

KRYESORE

“S’e kam parë kaq të nervozuar”, Shkullaku debat me Ballën pasi i’u shmang pyetjes për hetimet ndaj djalit të deputetit

“S’e kam parë kaq të nervozuar”, Shkullaku debat me

Prononcimi jashtë Shqipërisë i ish-oficerit Emiljano Nuhut mbrëmë në “Opinion” ka ngjallur debate të forta mes gazetarëve në studio dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një lidhje direkte.

Pas përballjes së tij me Nuhun, Balla ka patur debate të forta edhe me gazetarin Armand Shkullaku, pasi Nuhu theksoi sërish se në zyrën e tij në Fushë Krujë, Balla ka qenë prezent kur i është ushtruar presion dhe është kërcënua për mbylljen e çështjes së djalit Rexhep Rraja.

Balla e ka mohuar sërish këtë akuzë, ndërsa Shkullaku ka ndërhyrë dukë i thënë: “Nuk e kam parë asnjëherë zotin Balla kaq të nervozuar. Të ofendosh gazetarë, të më ndërpresësh fjalën mua pa e filluar akoma. Mos ta dëgjosh zotin Fevziu”.

Ndërsa Balla pohoi se çështja e djalit te deputetit Rrahja është në hetim gazetari pyet përse tani dhe jo në korrik?

“Është shumë e rëndësishme që kjo dosje të hetohet deri në fund”, tha deputeti duke u shmangur pyetjen dhe duke u përgjigjur për ato që i interesonin atij vetë.

Të fundit