Flash News

KRYESORE

“S’e lëshoj karrigen”, deputetja e PS tregon si do të veprohet nëse kryebashkiakët e djathtë nuk lirojnë zyrën

Pak ditë pasi Xhelal Mziu, kryebashkiaku i Kamzës, deklaroi se nuk do të lirojë zyrën, pasi kandidati i PS, Rakip Suli u shpall fitues në votimet e 30 qershorit pa opozitën, vjen reagimi i PS.

Deputetja Elona Gjebrea tha në A2 CNN tha se nëse kryebashkiakët demokratë refuzojnë të lirojnë zyrën, do të përballen me forcën e ligjit.

“Kush guxon që të cenojë shtetin e së drejtës do të përballet me forcën e ligjit. Janë deklarata të bëra nga kryetarë bashkish që nuk janë votuar nga populli dhe do të përballen me kuadrin ligjor të vendit. Mendoj që janë kërcënime me efekt emocional sepse ata janë të detyruar që në gusht të lënë zyrën. Është e pamundur që të funksionojë kaosi. Uroj që të mos shohim shfaqje të shëmtuara”, u shpreh deputetja e PS.

Kryetari i Bashkise Kamëz, Xhelal Mziu i quan votimet e 30 qershorit si ‘farsë’.  Pak ditë më parë, Mziu i pyetur nëse do lironte karrigen e bashkisë për kandidatin fitues u shpreh: “Nuk do e liroj karrigen e bashkisë për një pseudo kandidat qe nuk merr as 7 përqind te votave, zgjedhjet legjitime janë më 13 tetor. Jam i gatshëm të përballem në garë reale, postin e kryebashkikut e lë vetëm me votë të lirë”.

Të fundit