Flash News

KRYESORE

Se sa larg janë Britania dhe BE me njëra-tjetrën e tregon edhe kjo foto

Se sa larg janë Britania dhe BE me njëra-tjetrën e tregon edhe

‘Brexit’ ka krijuar një raport të ftohtë në marrëdhëniet Britani e Madhe-Bashkimi Europian, sidmos pas përplasjes që kreu i Komisionit Europian, Juncker pati me kryeministren May në vizitën e fundit në Londër.

Tensioni mes dy liderve vazhdon të jetë madh dhe asnjëri prej tyre nuk jep shenja tërheqjeje.

Në foton e bërë me rastin e nisjes së samitit të G7 në Itali, vihet re distanca e madhe që May dhe Juncker mbajnë nga njëri-tjetri.

Ndryshe është situata në krahun tjetër, ku presidenti i BE, Donald Tusk dhe kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ndihen komod pranë njëri-tjetrit.

Distancë e konsiderueshme është vënë re edhe midis kryeministrave të Francës dhe Itali, por ndryshe nga rasti Juncker-May, mes Gentilonit dhe Macron nuk është raportuar asnjë përplasje.

Të fundit