Flash News

KRYESORE

Së shpejti nënë, "Queen of the North" nuk e fsheh më barkun e rrumbullakosur

Megjithëse ende nuk ka dalë më nje njoftim zyrtar as Sophie Turner e as bashkëshorti i saj Joe Jonas, aktorja britanike është në pritje të fëmijës së saj të parë. Gjatë gjithë kësaj kohe që përflitej për shtatzëninë e saj, aktorja e "Game of Thrones" është munduar të mbajë të fshehtë shtatzëninë. Ndërkohë, dyshja kanë dalë hapur bashkë - teksa janë në kushte distancimi social - dhe Sophie nuk e fsheh më barkun e rrumbullakosur. Në shkurt të këtij viti, burime për “JustJared.com” konfirmuan se këngëtari Joe Jonas dhe aktorja Sophie Turner do të bëhen prindër për herë të parë. Ky lajm erdhi vetëm disa muaj pas dasmës së tyre madhështore në Francë.
 
View this post on Instagram
 

Mr and Mrs Jonas Photo by @corbingurkin

A post shared by Sophie Turner (@sophiet) on

Sophie Turner u bë e njohur për publikun anë e mbanë botës përmes rolit të saj si Sansa Stark në "Game of Thrones", e cila në fund të serialit prej 8 sezonesh, u shpall "Mbretëreshë e Veriut" (Queen of the North).

Të fundit