Flash News

KRYESORE

Së shpejti një koncert i madh në Tiranë, bashkia do përzgjedhë një prej katër artistëve me famë botërore

Rritja e taksave për bizneset dhe banorët e Tiranës i mundëson kryebashkiakut Erion Veliaj që të organizojë shpesh herë festa të mëdha në kryeqytet dhe ku shpenzohen miliona lekë.

Veliaj ka vendosur të vijojë me propagandën për të tërhequr sa më shumë të rinj pranë vetes dhe së fundmi kërkon prej tyre që të zgjedhin një prej katër artistëve me famë botërore, që ata duan ta ndjekin në një koncert në Tiranë.

Veliaj ka renditur emrat e Ermal Metës, Rita Orës, Daddy Yankee, Martin Garrix dhe Alan Walker, si kandidatura për të performuar në Tiranë.

Nga këta artistë, vetëm Rita Ora ka zhvilluar më parë koncert në kryeqytetin shqiptar.

Gjithsesi, në portale është raportuar dy ditë më parë për një koncert të Daddy Yankee, por nuk mund të konfirmohet ende nëse këngëtari latin do vijë në Tiranë për një koncert personal, apo është ftuar nga Veliaj, i cili ndoshta ka krijuar një sondazh të rremë për të dhënë idenë e përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje.

Erion Veliaj merr përsipër punën e Ditmir Bushatit dhe flet si ministër i Jashtëm

Të fundit