Flash News

KRYESORE

Së shpejti radarë që masin zhurmën e makinave në Zvicër

Së shpejti radarë që masin zhurmën e makinave në

Tashmë, jo vetëm radarë që masin shpejtësine e makinave. Këshilli i Madh i Kantonit të Gjenevës po mendon për zhvillimin e një pajisjeje që mat zhurmën e makinave, shkruan “Tribuna de Genève”.

Komisioni për Transport i Parlamentit të Zvicrës po debaton aktualisht një iniciativë të ish-anëtarit të Partisë së Gjelbër, Boris Calame. “Prodhimi i një radari për matjen e zhurmës është teknikisht i realizueshëm dhe në përgjithësi nuk është më i shtrenjtë se një radar për matjen e shpejtësisë”, përmbledh ekologu dhe mbrojtësi i mjedisit, Delphine Klopfenstein Broggini.

Partia e Gjelbër ka hartuar një raport nga Komisioni, i cili është miratuar me 13 vota. Vetëm SVP kishte votuar kundër.

Vëzhgimet kanë treguar se disa shoferë shkaktojnë “ndotje të paarsyeshme nga zhurma për banorët lokalë”, raporton kjo media.

Të fundit