Flash News

KRYESORE

Seanca dëgjimore - Vettingu, Ina Rama: Gëzoj besueshmërinë e publikut; Noka: Të skualifikoi Strasburgu, je në dijeni?

Seanca dëgjimore - Vettingu, Ina Rama: Gëzoj besueshmërinë e

Po zhvillohet seanca e dytë dëgjimore e komisionit ad-hoc, për vlerësimin e kandidatëve që do të përbëjnë organet e vettingut .

Para Komisionit është paraqitur  edhe ish-kryeprokurorja Ina Rama që kandidon për Kolegjin e Apelimit.

Para anëtarëve të Komisionit, Rama tha se gëzon besueshmërinë e publikut për këtë rol.

 Ina Rama: ‘Unë gëzoj besueshmërinë e publikut për këtë rol. Kam qenë e paanshme, nuk jam pranë asnjë force politike. Kam hetuar çështje ku kanë qenë të përfshirë aktorë politik. Nuk kam asnjë lloj komunikimi me kryeministrin Rama, E dua gjyqësorin, 5 vite beteja ligjore që të rikthehesha’.

Por ky fjalim si duket nuk bindi Flamur Nokën, i cili e pyeti nëse ishte në dijeni që është skualifikuar nga Gjykata e Strasburgut.

Në përgjigje të tij, ish-prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, u shpreh: Arsyet nuk ishin personale, ishin shkaqe procedurale’.

Të fundit