Flash News

KRYESORE

Seanca e Parlamentit nis pa asnjë ministër; betohen edhe dy deputetët e rinj

Seanca e Parlamentit nis pa asnjë ministër; betohen edhe dy

Seanca e Parlamentit është çelur sot nga kryetari Gramoz Ruçi, ndërkohë që asnjë prej ministrave të Qeverisë nuk ishte i pranishëm.

Ashtu siç është bërë zakon këto javë, punimet e Parlamentit kanë nisur me betimin e deputetëve të rinj.

Ervis Meço është kandidati nga lista e PD-së në qarkun e Vlorës që pranoi sot mandatin. Ai bëri betimin si deputeti më i ri i opozitës duke e çuar në 39 numrin e deputetëve që kanë hyrë në Kuvend pas largimit PD dhe LSI.

Një tjetër deputete që u betua ishte edhe Artemis Dralo, ish-zv/ministre e Jashtme, e cila mori mandatin e lënë nga Flamur Golemi, që do të kandidojë për kryebashkiak të Gjirokastrës nën siglën e PS.

Të fundit