Flash News

KRYESORE

Seanca e posaçme e PE për Shqipërinë, ironizon Kreshnik Spahiu: S'ka drejtësi europiane me një parlament afrikan

Seanca e posaçme e PE për Shqipërinë, ironizon Kreshnik

“Nuk mund të bëhet një drejtësi europiane me një parlament afrikan”, kështu është shprehur Kreshnik Spahiu pas seancës së posaçme të Parlamentit Evropian për Shqipërinë.

Në një intervistë për “Open” referuar 15 kushteve që duhet të plotësojë Shqipëria për të çelur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian, ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi ka patur edhe disa komente për ambasadoren e re të SHBA në Shqipëri, Yuri Kim.

Pjesë nga debati:

Spahiu: Nuk mund të bëhet një drejtësi europiane me një parlament afrikan. Maqedonia e Veriut na e ka kaluar sepse janë hetuar edhe kryeministra dhe presidentë. Nuk imagjonohet tek ne që Prokuroria të hetojë kryeministrin apo presidentit.

Eni Vasili: Po ndërkombëtarët e bënë reformën në drejtësi. Ishte Donald Lu që kërkonte peshqit e mëdhenj.

Spahiu: Po dhe Donald Lu është zëvendësuar nga një ambasadore e cila bashkë me peshqit e mëdhenj po thotë se reforma në drejtësi po funksionon.

Të fundit