Flash News

KRYESORE

“Seanca e sotme në Komisionin e Mandateve është kërcënim për gjyqtarët dhe prokurorët”- deklaron Manjani

“Seanca e sotme në Komisionin e Mandateve është

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i ftuar në “ABC News”  ka folur për seancën e sotme të Këshillit të  Mandateve  të cilën e ka konsideruar si një kërcënim serioz për trupën e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Ishte një kërcënim serioz i gjithë trupës së prokurorëve dhe gjyqtarëve që kush guxon të hetojë qeverinë e sotme, do ta hajë, si e doni kërcënimin ju? Ja këtu e dëgjova, te sjellja juaj, te gjykimi që i bëni prokurorisë, kur nuk përgjigjeni pozitivisht kërkesave. Rama dhe Saimiri kanë qenë dy nga llafollogët politikë edhe për shkak të detyrës, shumë ekstrem ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, unë kam pasur debat me të dy për këtë çështje dhe i qëndroj se s’ka punë qeveria të anatemojë prokurorët apo gjyqtarët”, tha Manjani.

 

Të fundit