Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Seanca gjyqësore për ‘Vollgën’/ Beqaj: Më vure pistoletën në bark! Shullazi: E ndjeve ti apo e pe?
Nga takimet me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, te të “të falat” e dërguara për Emiljano Shullazin nga ishzëvendësdrejtori i Shërbimit Informativ, Ylli Alushi.
Nga bisedat me ish-kreun e Hipotekave, Ilirian Muho, te një plan për ryshfet 200 mijë euro te një gjyqtar në Apel. Nga kërcënimet me pistoletat në bark për “zhvatje” tek “ofertat” 7 milionë euro për t’u tërhequr nga kallëzimi.
Gjithë këto dhe rrethana të tjera u përmendën dje te Krimet e Rënda gjatë një seance gjyqësore të pazakontë të ballafaqimit mes Emiljano Shullazit dhe biznesmenit Ylvi Beqja. Për gati 5 orë me radhë, biznesmeni që kallëzoi për gjobëvënie Shullazin dhe 4 të bashkëpandehurit e tij, iu përgjigj pyetjeve të palëve në proces. Ai rrëfeu si kishte kërkuar drejtësi te Shullazi për betejën gjyqësore për regjistrimin e ish-hotel “Vollgës” dhe më tej për “pikën e kthesës”, ku u kërcënua dhe gjobit prej tij.
Dëshmitari i mbrojtur, Ylvi Beqja, u prit dje në sallën e gjyqit nga një vështrim shpues i të pandehurit Shullazi. Më tej ai u “bombardua” me pyetje nga i pandehuri, i cili hera-herës nuk kurseu ironinë ndaj dëshmitarit. Për shkak të përfundimit të orarit zyrtar të punës në gjykatë, dëshmia e tij u ndërpre, për të vijuar në seancën e 27 qershorit.
“E PE PISTOLETËN, Ç’NGJYRË KISHTE”
Avokati: A keni thënë ju se që nga momenti që u lidhe me Shullazin kanë pushuar kërcënimet ndaj jush?
Beqja: Nuk e mbaj mend ta kem thënë.
Emiljano Shullazi: Si filluan kërcënimet, që kërkoja lekë unë, sipas teje?
Beqja: Ka qenë kur do të regjistrohej prona. Më kërkove lekë kur shkuam te noterja. Më the “do të më japësh të gjithë lekët dhe 30 për qind të Vollgës”.
Shullazi: Çfarë tha noterja Aida Spahiu për lekët?
Beqja: Aida më tha “s’kanë kaluar akoma lekët në llogarinë tënde. Shullazi tha “për ç’lekë bëhet fjalë?”. Ajo i tha që “për 670 mijë euro”. Ky (Shullazi) më vuri dorën në qafë dhe tha hajde këtu. I ra qepenit dhe kur u hap qepeni, më çoi te një ngushticë e pallatit. Aty më vure pistoletën në bark.
Shullazi: Kush e hapi qepenin?
Beqja: Shokët e tu. Ishte Endrit Zela dhe 6 a 7 të tjerë.
Shullazi: The që të vura pistoletën në bark. E ndjeve pistoletën ti, apo e pe.
Beqja: E ndjeva dhe e pashë.
Shullazi: Çfarë ngjyre ishte?
Beqja: E errët ishte.
Shullazi: Me shul, apo pa shul?
Beqja: Nuk e di unë atë. Për mua ishte pistoletë.
Shullazi: Mirë pra dhe unë po të pyes: Ishte me mulli, apo me karikator?
Beqja: Nuk e di. Pistoletë ishte.
Shullazi: Kishte fishekë, apo nuk kishte?
Beqja: Unë nuk di t’i duken fishekët pistoletës.
Shullazi: Çfarë të thashë unë te “Partizani”?
Beqja: Më the kalo pronën, se unë e hedh më të mirin.
Shullazi: U trembe ti?
Beqja: Shumë.
Shullazi: Fole me njeri për atë natë ti?
Beqja: Jo.
Shullazi: Sa ishte kontrata?
Beqja: Ishte 20 për qind, baras me vlerën 1.4 milionë euro, ose 1700 metra katrorë pronë. Dhjetë për qind ishte për regjistrimin e pronës dhe 10 për qind për mbylljen e çështjes në gjykatë.
Shullazi: A e kemi takuar bashkë ish-drejtorin e Hipotekës së Durrësit?
Beqja: Nuk më kujtohet. Kemi takuar të përgjithshmin.
Shullazi: Kur të solli tek unë?
Beqja: Nuk më kujtohet./Panorama
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38