Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Seanca në Krimet e Rënda, Tahiri-prokurorëve: Keni trafikuar me sms lajme për dosjen time
Po zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca për ankimimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri p ër zgjatjen me tre muaj të hetimeve ndaj tij.
Sipas Klodiana Lalës, seanca e sotme ka nisur me një debat mes Tahiri dhe prokurorëve në seancën që drejtohet nga gjyqtarja Liljana Baku.
Prokuroria ka kërkuar seancë me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor por Tahiri ka kërkuar praninë e medias, duke hedhur akuza ndaj prokurorisë se ka trafikuar informacione.
“Për çfarë sekreti flisni kur unë këtu kam mesazhet se si prokuroria ka trafikuar pa fund lajme për dosjen time. Sekret hetimor s’ka më, seanca të vazhdojë me dyer të hapura”, ka thënë Tahiri. Megjithatë gazetarët kanë respektuar vendimin e prokurorëve duke u larguar.