Flash News

KRYESORE

Seanca në kuvend, opozita sot në interpelancë urgjente me tre ministra

Sot, në orën 10:00 mbahet seanca plenare e radhës në kuvend, ku do të zhvillohen tre interpelanca urgjente.

Siç thuhet në urdhrin e Kryetarit të Kuvendit, interpelanca e parë urgjente është kërkuar nga deputeti Artur Roshi me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Interpelanca e dytë është kërkuar nga një grup deputetësh me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Ndërsa interpelanca e tretë është thirrur po nga deputetët e opozitës parlamentare me ministrin Blendi Klosi për dëmtimet të sipërfaqeve me pyjore halore në rrethin e Korçës, Kolonjës, Pukës, Mirditës, Peshkopisë nga procesionaria, shkatërruesja e tyre e pamëshirshme, e cila sipas tyre ka tharë me mijëra pisha dhe rrezikon mijëra të tjera.

Kujtojmë se gjithashtu sot rreth orës 15:00 është parashikuar të mbahet një fjalim nga Presidenti i Parlamentit Europian, i cili vjen në Tiranë.

Të fundit