Flash News

KRYESORE

Seanca nis pa opozitën, Basha mbledhje me grupin parlamentar, zbardhet porosia për deputetët

Seanca nis pa opozitën, Basha mbledhje me grupin parlamentar, zbardhet

Ka nisur si çdo të enjte, seanca parlamentare, por ka rënë në sy mungesa e deputetëve të opozitës, PD dhe LSI.

Burime pranë politiko.al bëjnë të ditur se kreu i PD, Lulzim Basha ka bërë paralelisht me seancën, pra ën orën 10.00 një mbledhje me grupin parlamentar.

Mësohet se kryedemokrati ka sqaruar para seancës detajet për aksionin opozitarë në sallë. Ditën e djeshme u zhvillua në mesditë një tjetër mbledhje me deputetët e PD dhe u konkludua se sot nuk do të jetë një seancë normale, në shenjë proteste kundër arrestimit të 11 kuksianëve protestues në Rrugën e Kombit.

Ata do të kërkojnë largimin e Edi Ramës për gjuhën e përdorur në parlament. Nisma e PD është mbështetur edhe nga LSI, e cila gjithashtu ka kërkuar përjashtimin e Ramës nga seanca, ndonëse kjo kërkesë u rrëzua pak ditë më parë nga Byroja e Kuvendit.

Të fundit