Flash News

KRYESORE

Seanca parlamentare/ Opozita e bojkoton, mazhoranca kërkon rrëzimin e presidentit për lojërat e fatit

Seanca parlamentare/ Opozita e bojkoton, mazhoranca kërkon rrëzimin e

Mazhoranca në Komisionin e Ekonomisë do t’i kërkojë sot Parlamentit rrëzimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta, i cili sillte për rishqyrtim ligjin për tatimin mbi të ardhurat, pasi, sipas tij, ulja e barrës fiskale për lojërat e fatit stimulonte këtë industri, duke krijuar efekte negative në aspektin social dhe ekonomik.

Ky është një nga pikat më të rëndësishme që pritet të diskutohen sot në Kuvend, një seancë që nis si çdo të enjte në orën 10.00, ndonëse opozita e ka paralajmëruar se nuk do të jetë e pranishme.

“Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 10850, datë 30.07.2018, “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 39/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar””, është një nga pikat e rendit të ditës.

Nga ana tjetër, opozita ka deklaruar prej ditësh se në shenjë qëndrese për krimin e shtuar do të zhvillojë në të njëjtën orë mbledhjen në qytetin e Durrësit.

Të fundit