Flash News

KRYESORE

Seanca parlamentare transmetohet vetëm në RTSH, Spaho kërkon ndërprerjen: Drejtori juaj ka vënë tarifa të papërballueshme

Seanca parlamentare transmetohet vetëm në RTSH, Spaho kërkon

Sot seance parlamentare ka nisur me përplasje mes Gramoz Ruçit dhe kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Edmond Spaho.

Dukeqenëse seanca po transmetohej vetëm në RTSH dhe jo në kanale të tjera televizive, kjo ka ngjallur reagimin e Spahos,  i cili kërkoi ndërprerjen e seancës derisa dhe operatorët e tjerë të marrin sinjalin televiziv. TVSH kërkon pagesë nga televizionet e tjera në këmbim të sinjalit, duke cënuar kështu të drejtën e publikut për informim.

“Drejtori që ju keni vënë në RTSH ka vënë kuota të larta të papërballueshe për televizionet e tjera. Merrni masa! Duhet të ndërpritet seanca”, u shpreh Spaho.

Megjithatë Ruçi vijoi seancën, për ta zgjidhur në një moment tjetër këtë problem. 

Të fundit