Flash News

KRYESORE

Seanca për 23 protestuesit/ Zbardhet dëshmia e avokatit: Klienti im me dy koronare në zemër, mund të vdiste në qeli

Seanca për 23 protestuesit/ Zbardhet dëshmia e avokatit: Klienti im me

Zbardhet dëshmia e avokatit të njërit prej 23 protestuesve, të cilët po njihen aktualisht me masën e sigurisë në Gjykatën e Tiranës.

Sipas avokatit, arrestimi i Ahmet Tobit është i paligjshëm, pasi nuk ka kryer asnjë shkelje dhe mënyra e arrestimit në 3 të mëngjesit mund t’i shkaktonte atij vdekjen, për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore.

Sipas dëshmisë në audio, ky person ka dy koronare në zemër dhe është marrë me forcë nga policia dhe jo në orën 10.00 siç ka deklaruar policia.

“Te arrestuarit po thone qe jane marre nga krevati me bizhame dhe nuk eshte e vertete qe jane arrestuar ne oren 10 te mengjesit. Ata po thone se jane arrestuar ne 3 te nates.

Njeri prej te arrestuarve, Ahmet Tobi, i semure, me dy koronare, eshte marre nga shtepia me force, i arrestuar ne kundershtim me ligjin.

Avokati tha se kishte folur me prokuroren ne telefon mbas 24 oresh nga arrestimi dhe se prokurorja nuk kishte marre mase, duke genjeu. Avokati tha se kjo eshte veper penale dhe se arrestuari Tobi, invalid, eshte keqtrajtuar.  Avokatet po thone se Prokurorja ka falsifikuar librat e hyrjes ne komisariat dhe te ndalimit. Ja ku jane te gjithe te ndaluarit. Asnje nuk ka urdher prokurori, asnje nuk eshte arrestuar diten, por naten jane terhequr zvarre nga krevati”, thuhet në njoftimin e PD.

Të fundit